
Procesi i regjistrimit digjital të pronave në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të përfundojë deri në dhjetor të vitit 2026.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e shërbimeve publike.
“Mirëmëngjes! Dhe me punën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin digjital të pronave, që deri në dhjetor 2026 do të përfshijë të krejt territorin, duke krijuar kushtet e një shërbimi të shpejtë përmes e-Albanias, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Sipas qeverisë, pas përfundimit të regjistrimit digjital, qytetarët
do të mund të marrin shërbime të kadastrës në mënyrë tërësisht online përmes portalit e-Albania, pa pasur nevojë për kontakte fizike me sportelet.
Top Channel