Presionet ndaj gjykatave, gjyqtarët anti-korrupsion i kërkojnë ILD që të mos pranojë çdo lloj hetimi për gjyqtarët

19/09/2025 15:22

Kryegjyqtari i posaçëm, Erjon Bani i parapriu përsëritjes së modelit grek për të ruajtur pavarësinë e gjyqtarëve antikorrupsion, me një mesazh drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë i cili nuk duhet të marrë në konsideratë asnjë ankesë të zyrtarëve të lartë për rastet kur ata janë në gjykim apo shpallen fajtorë në këtë gjykatë. 

Shembulli u soll nga gjyqtari i lartë gjerman Marc Fierstra i cili përmendi se ministri i drejtësisë niste procedime disiplinore për gjyqtarë e prokurorë që hetonin e gjykonin zyrtarët e lartë.

“Nuk duhet nisur procedim për çdo gjë”, tha Bani

Nga ana e tij kryeinspektori i lartë Artur Metani i kishte ankesat ndaj politikës që me kritikat e saj shkon përtej kufijve deri në trysni antikushtetuese

Megjithatë drejtuesit e dy këshillave, mendojnë se gjyqtarët dhe prokurorët duhet të marrin masat e tyre. Për kreun e KLGJ-së, këshilla e qasjes para kritikave është kjo.

“Ç’keni ju, kur s’bën gjë mos e çaj kokën”, u shpreh kreu i KLGJ-së

Kurse shefja e KLP , thotë se prokurorët duhet ta kuptojnë që me gjithë fuqinë hetimore që kanë edhe ata hetohen nga syri I publikut dhe jo vetëm

Një nga kushtet është edhe transparaneca që secili nga protagonistët e drejtësisë garanton se e ofron, pavarësisht se ky është version I vetëm njërës palë.

Takimi u mbajt në Tiranë si pjesë e projektit  të ambasadës holandeze që synon llogaridhënien  gjyqësore, pavarësinë dhe etikën

 

 

Top Channel