Policia e Durrësit godet raste të tjera të tentativës për mitëdhënie, në pranga dy shtetas në Golem dhe Sukth

19/09/2025 11:40

Shkon në 25 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar e proceduar për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

I arrestuari për rastin e parë, tentoi të korruptonte efektivët, për të mos kryer testin e alkoolit, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
I proceduari për rastin tjetër, tentoi t’i korruptonte punonjësit për të mos u ndëshkuar për kalim të gabuar në semafor.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimeve me objektiv identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë goditur 2 raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e penaliteteve. Për këto raste, u arrestua shtetasi A. C., 43 vjeç, banues në Golem, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Ai i ka ofruar shërbimeve, 1000 lekë për të mos kryer testin e alkoolit, u procedua penalisht shtetasi J. N., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi iu ka ofruar shërbimeve, 2000 lekë, për të mos u ndëshkuar administrativisht, për kalim të gabuar në semafor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta