
Përfundoi ceremonia e betimit të qeverisë së re.
Ndryshe nga tre ceremonitë e shkuara të betimit kryeministri Edi Rama preferoi të shkojë më presidencë me makinë.
Atje e prisnin 15 ministrat ndërsa Djellën, ministren dixhitale e kishte në celularin e tij Iphone në xhep.
Si askush tjetër politikan në Shqipëri pas rënie4s së komunizmit, ky ishte momenti kur për herë të katërt Edi Rama betohet për të qeverisur vendin, me prioritetin absolut “Shqipëri 2030 në BE. E më pas një e nga një u betuan ministrat.
Një trokitje gotash me urimet e presidentit Bajram Begaj drejt fotos së përbashkët në shkallët e presidencës.
Duke respektuar semaforët Rama i priu ministrat duke ecur në drejtim të kryeministrisë, i qeshur e duke bashkëbiseduar me zëvendësen e tij Belinda Balluku në të djathtë ndërsa ministra me jetëgjatë e qeverisjeve socialiste Mirela Kumbaro i qëndronte në të majtë.
Është një skenë e cila përsëritet për të katërtën herë. Protagonisti i njëjtë. Edi Rama së bashku me ministrat e kabinetit të ri të katërt qeverisës sapo kanë përfunduar ceremoninë e betimit dhe po i drejtohen godinës të këshillit të ministrave për mbledhjen e parë të këtij kabineti të ri.
Ecja e Ramës me ministrat tërhoqi vëmendjen e turistëve të cilët nxorën celularët duke filmuar këtë moment.
Dhe fundi kësaj ceremonie një foto në shkallët e kryeministrisë duke shënuar zyrtarisht nisjen nga puna të qeverisë Rama 4 me plot sfida e peshën e madhe të një votëbesimi me 83 vota nga shqiptarët ashtu siç edhe ua kërkoi Rama gjatë fushatës të 11 Majit.
Pasuar nga një mbledhje qeverie ceremoniale.
Top Channel