Pa të gjithë atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji, flet dëshmitari: Benzi më parakaloi në krah të kundërt, pashë plumbat dhe…

19/09/2025 15:13

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit ndaj Plerent Dervishajt dhe Julian Meçës për dosjen e atentatit ndaj Arjan Ndojit dhe Aleksandër Lahos.

Në seancë kanë dëshmuar disa dëshmitarë, siç bën me dije gazetarja e Topp Channel Anila Hoxha, mes të cilëve edhe Stiven Meziu, i cili ka qenë me një makinë pas ish-prokurorit në momentin që mjeti i këtij të fundit është goditur me plumba.

“Unë gjatë 2019 kam jetuar në Sukth, në atë kohë kam qenë i punësuar tek ujësjellësi i Durrësit. Aleksandër Lahon ka kohë që e njoh, jam shoqëruar me të gjatë 2019. Në 1 nëntor të 2019 kam qenë me Aleksandër Lahon, kemi lëvizur atë ditë me një makinë Benc, që ishte në pronësi të dikujt tjetër.

Në u takuam në Sukth. Kemi shkuar në Durrës, kemi pirë kafe, jemi kthyer prapë në Sukth, pasdite kemi shkuar edhe njëherë në Durrës kemi pirë kafe në plazh, tek korali. Unë, Andi Maloku, Pëllumb Muharrem dhe prokurori Arjan Ndonj. Tek lokali ka ardhur makina e prokurorit, kemi qëndruar rreth 1 ore e ca, unë dhe i ndjeri kemi qenë tek kafja ngjit. Pasi kanë dal nga lokali prokurori dhe Pëllumbi, unë po prisja që ta merrja dhe ata hipën në makinë të Arjanit dhe jemi nisur për në Sukth. Para ka qenë makina e Arjanit pas atij kam qenë unë me makinën që lëvizja me Pëllumbin.

Sa kemi hyrë ne autostrade, kemi bërë një pjesë rruge, aty kanë filluar të gjuajnë makinën e prokurorit. Kam parë makinën, benz gri që më ka parakaluar në krah të kundërt, me xhama të zinj sterr. Nuk kam dëgjuar zhurmë se isha me xhama mbyllur, kam parë plumbat që kanë dal edhe armët. Kanë nisur të qëllojnë sapo ka dal paralel me makinën e makinës.

Pastaj nuk kam parë asgjë sepse kam ndaluar për të dhënë ndihmën e parë. Të dëmtuar ishin të tre bashkë, Andi ishte shofer, Arjani ne vend të parë dhe Pëllumbi mbrapa. Se di sa ka qenë dëmtimi që kanë marrë por unë u dhashë ndihmën e parë. Jam takuar me Pëllumb Muharremin, pas ngjarjes, por ai nuk më ka thënë asgjë, pse ka ndodhur kjo ngjarje, sepse ai s’ka pasur konflikte. Për autorët, nuk dimë asgjë, vetëm nëpërmjet mediave.

Me Pëllumb Muharremin kam filluar të shoqërohem pas 2018-ës. Me të kam pasur raport shoqëror, herë kam punuar shofer, herë punë të tjera. Unë e kam shoqëruar si shok, nuk i njoh Plarent Dervishajn dhe as Julian Mecen vetëm nëpërmjet medias. Nuk i kam dëgjuar emrat e tyre, nga Pëllumb Muharremi. Nuk e mbaj mënd numrin që kam pasur në atë kohë, tani kam numër tjetër.

Pas kësaj dëshmia ka ndërhyrë avokati Ilia Ilia: A ke konstatuar që Pëllumb Muharremi përdorte, telefon të enkriptuar?

“Jo se kam idenë. Shoqërimi im ka qenë thjesht shoqëror. Nuk kam asnjë lloj dijenie për atentatin e 20 qershorit 2019 në Koxhas të Shijakut, ndaj këtyre personave. Sot nuk kam asnjë lloj raporti me Pëllumb Muharremin, nuk e kam idenë se ku është. Nuk kam asnjë lloj dijenie, për problemin e tokave në Hamallaj dhe rrushkull”, tha ai.

A keni dijeni për vrasjen e ish-gjyqtarit Skerdilajt Konomi? Kur je njohur me Pellumbin?”, ishte pyetja tjetër e avokatit.

“ Nuk kam asnjë lloj dijenie, në lidhje me ketë çështje… Nga 2018-2019, e kam njohur s’kam pasur asnjë lloj pune, kam qenë thjesht lidhje shoqërore. Nuk më ka përmend asnjë emër konkret. Edhe pas ngjarjes kur unë e kam taku. Nuk e kam taku sepse ai nuk është këtu”, tha dëshmitari.

Avokati Ilia Ilia: Kur kanë filluar të gjuajnë në drejtim të makinës, në çfarë pozicioni ishte benzi?

“Ka nisur të gjuaj që kur ishte paralel me mua, s’jam në gjendje të them nëse mund të më kishte vrarë edhe mua apo jo”, iu përgjigj ai.

Në këtë seancë po ashtu ka dëshmuar edhe Altin Gupi.

“Unë kam një biznes që nga 2005, biznes makinash. Gjatë 2019-ës kam pasur edhe biznesin e futra-perimeve. Shtetasi Arben Aliaj ka sjelle një Honda, ngjyrë gri. Unë ja lash Ariol Halilajt këtë automjet pasi donte ta blinte.  Vajtëm tek noteri qe ta blinte makinën por Arben Aliaj nuk ishte në Shqipëri dhe nuk u realizua aktshitja. Këtë makine e mbajti Arioli, disa ditë dhe më pas e ktheu, nuk e mbaj mend fiks, 1 javë, 10 ditë, më pas e ktheu. Ai ishte me banim në Shkozet, Shkallnur se di si quhet ajo zonë. Di që ka ndodhur një atentat. Por s’kam asnjë informacion tjetër”, pohoi ai para trupës gjykuese.

Një tjetër dëshmitar ishte edhe Dorjan Shaba.

“Gjatë 2019-ës kam qenë në Shijak, kam pasur makinë në pronësi, e njoh shtetasin Genti Ndërjaku, e kam pasur shok fëmijërie. Enver Shabën e kam xhaxha. Nuk kam pasur komunikim me shtetasin Pëllumb Muharremi, nuk e njoh. Arjan Ndoj e njoh nga xhaxhai, si avokat. Nuk njoh askënd nga personat që ju përmendni”, tha ai.

Top Channel