Nuk iu bindën kërkesës së policisë për të ndaluar automjetin, arrestohet 43-vjeçari në Kukës, shpallet në kërkim 18-vjeçari që e drejtonte

19/09/2025 15:50
foto ilustruese

Një 43-vjeçar në Kukës dhe është shpallur në kërkim një 18-vjeçar, pasi nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin

Njoftimi i policisë:

Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 43 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. G., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Shtiqen, pasi në vendin e quajtur “Parku i Ri “, Kukës, shtetasi D. G. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte bashkë me shtetasin K. Sh., ndërsa ky i fundit i ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Punohet për kapjen e shtetasi D. G.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel