“Në mes të Tiranës, 5 kate pa leje”, Rama kritika dhe ironi për inspektorët: Sesi e panë një ndërtim pa leje në majë të Dajtit…

19/09/2025 13:36

Në lidhje me ndërtimet pa leje, kryeministri Edi Rama pati sërish kritika kur tha se në mes të Tiranës inspektorët përkatës nuk shihnin pesë katete pa leje, por ‘pikasnin’ disa në Dajt.

“Ndërkohë që vetëm në këtë periudhë është dhënë mesazhi që sado të madh ta kesh emrin në botën e ndërtimit dhe sado të madh ta kesh pallatin me shkelje, shteti është më i madh se ty dhe t’i nuk e gëzon dot, sepse deri dje i shikonin vetëm avllitë niseshin nëpër mal.

Një burrë i vjetër 90 e kusur vjeç përfundoi në prokurori dhe në gjykatë si ndërtues pa leje për një riparim matanë Dajtit, se si e gjeti Policia atë, se ku e pikasën këtë kriminel 90 e ca vjeç, në një vrimë matanë Dajtit do ishte për medalje ari, po qe se kishte mbetur vetëm ai 90 vjeçari atje.

Ndërkohë që mes Tiranës këtu, “Syri i Tiranës” këtu, katër a pesë kate pa leja, të cilat do t’i gëzojë shteti, nuk do t’i gëzojë ai që i ka ndërtuar”, u shpreh Rama.

 

 

 

 

Top Channel