Ndërtimet pa leje/ “Mbulohen nën hijen e babait”, Rama për punonjësin e AMP: Drejtues injorant. Nuk ka mësuar që gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra

19/09/2025 13:22

Teksa u bë prezantimi i Ministrisë së Brendshme, me në krye Albana Koçiun, kryeministri Edi Rama u ndal tek ndërtimet pa leje.

Si mori si shembull rastin e punonjësit të AMP që kishte ndërtuar pa leje dhe se pretendonte se e kishte bërë babai i tij. Kreu i qeverisë u shpreh se ‘gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra’.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është një strukturë e re e ngritur për të mbikëqyrur Policinë e Shtetit, pra tërësisht e pavarur nga Policia e Shtetit, vazhdimësi, por me një sërë atributesh të reja e shërbimit të brendshëm, shërbimit të çështje të brendshme deri para ca vitesh dhe që kërkon të shoqërohet në këtë proces dhe të udhëhiqet që të adresojë si duhet objektin e punës së vet.

Se nuk mund të kemi, është e pamundur të kemi drejtues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në territor që janë njëkohësisht ndërtues pa leje dhe që mbrohen nën hijen e babait, “e ka bërë ndërtimin babai”, a thua se meqë është babai i drejtorit është i amnistuar nga krimi i ndërtimit pa leje.

Drejtues falsifikator që mbulojnë babain ose më saktë e përdorin babain për mbulesë dhe bëjnë rolin e çarçafit duke deklaruar që ndërtimi është bërë në 2018, a thua përsëri se ndërtimi i bërë në 2018 pa leje justifikon, por meqë 2020 është limiti i legalizimeve. Drejtues injorant që nuk e kanë mësuar akoma se kjo lloj gënjeshtre i ka këmbët shumë të shkurtra se mjafton një ortofoto për të bërë që ndërtimi jonë nuk është bërë në 2018. Si mundet të pritet nga një drejtues me këtë lloj niveli të ulet të raportit me ligjin të mbikëqyrë Policinë? Kur ky duhet mbikëqyrur nga drejtësia!“, shprehet Rama.

Top Channel