Ministri i Jashtëm i Izraelit uron Ramën dhe Spiropalin: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë

19/09/2025 17:25

Ministri i Jashtëm izraelit uroi kryeministrin Edi Rama dhe ministren e re të Jashtme, Elisa Spiropali dhe shtoi se mezi pret që partneriteti mes Izraelit dhe Shqipërisë të vazhdojë të forcohet.

“Duke i uruar Ministres së re të Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali shumë suksese në rolin e saj të ri. Ne e vlerësojmë shumë miqësinë e gjatë midis kombeve tona dhe e vlerësojmë veçanërisht miqësinë e Kryeministrit Edi Rama.

Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë!”, shkroi ministri izraelit në X.

Top Channel