Meta bëri kërkesë tjetër për ndryshimin e masës së sigurisë, avokati i ish-presidentit mbërrin në Gjykatën e Posaçme

19/09/2025 14:19

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme.

Lajmi është konfirmuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e cila ka siguruar pamjet nga momenti që Cakrani hyn në gjykatë.

Ne orën 14:00 gjyqtarja paraprake Irena Gjoka shqyrton kërkesën e avokatëve për t’i ndryshuar masën e sigurisë.

Sipas dokumentit të dorëzuar nga avokati Kujtim Cakrani pak ditë më parë, kërkesa synon heqjen e masës së sigurisë personale që lidhet me akuzat për korrupsion.

Top Channel