Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, GJKKO e çon në ‘arrest shtëpie”
19/09/2025 12:38
GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, duke e nxjerrë në ‘arrest shtëpie’.
Kështu Fetahu, lë qelinë për të vijuar pjesën tjetër të masës së sigurisë në ambientet e shtëpisë së saj.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë Fetahu e kishte bërë edhe më herët, por Apeli ia kishte rrëzuar.
Top Channel
‘Nga 4 dronët e Iranit, dy shënjestruan bazat britanike në Qipro dhe dy të tjerët Sudën’, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Greke paralajmëron për përfshirjen e Greqisë në konflikt