Asgjë nuk shkoi sipas parashikimeve të avokatit të ish presidentit Ilir Meta.
Gjyqtarja paraprake Irena Gjoka e hodhi poshtë kërkesën e të pandehurit për të zbutur masën nga arrest në burg me një tjetër mundësi siç është bllokimi i pasaportës.
Shpresat e Ilir Metës për liri mbeten tanimë tek gjykata e lartë e cila në 9 tetor do të shqyrtojë rrethanat nëse janë apo jo të vlefshme kushtet për ta mbajtur ish funksionarit të paraburgosur.
Argumentet për lirim përfshijnë mbylljen e hetimeve deri tek paraburgosja që po e bllokon Metën të drejtojë Partinë e Lirisë, por sipas avokatit gjykatat nuk po i shohin.
Ndërkohë në 25 shtator ora 11, Irena Gjoka si gjyqtare paraprake e caktuar nga shorti do të hapë seancën e parë me të akuzuar ish presidentin për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë.
Top Channel