“Kreu i Kuvendit po sillet si vartës i Ramës”, PD zyrtarizon kërkesën: Të shkarkohet Niko Peleshi

19/09/2025 13:42

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kërkesën për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi.

Në letrën drejtuar Këshillit për Legjislacionin, demokratët rendisin atë që e ata e quajnë shkelje të rregullores nga Peleshi brenda pak ditëve që ai është në krye të Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit, me veprimet dhe mosveprimet e tij, në këtë periudhë të shkurtër të drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, ka dëshmuar mungesë të plotë të angazhimit për të ushtruar funksionin në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendi, si dhe duke u sjell si një vartës i Kryeministrit, i cili mori de facto edhe drejtimin e seancës së datës 18.09.2025, herë duke urdhëruar kush do fliste, herë duke urdhëruar kush deputet do të fliste për procedurë dhe herë duke urdhëruar Kryetarin e Kuvendit për procedurën që duhet të ndiqte”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e deputetëve demokratë.

Top Channel