Historia që preku gjithë shqiptarët/ Kryefamiljari ndërroi jetë në aksident, shqiptarët ia dalin t’i dhurojnë shtëpi

19/09/2025 22:45

Ndarja nga jeta e Kreshnik Tomanit një muaj më parë, baba i tre fëmijëve të mitur, ka prekur thellë zemrat e shumë shqiptarëve. 

34 vjeçari u përplas nga një makinë ndërkohë që po kalonte rrugën, e pas 10 ditëve në koma ai nuk mundi të mbijetonte.

Emisioni “Për Shqiptarët” në Top Channel ia doli për t’i ndihmuar e për të plotësuar amanetin e fundit të Kreshnikut, një shtëpi për fëmijët e tij.

Kreshniku ka qenë jo vetëm një bashkëshort i mirë, por një baba i jashtëzakonshëm për tre fëmijët e tij, e në mënyrë të veçantë për Nikitën, fëmija i tyre i parë. Ajo beson ende sot e kësaj dite se ai aksident është vetëm një ëndërr.

Më plotësonte çdo dëshirë, nuk më thoshte kurrë jo për asgjë. Ka qenë baba shumë i mirë, kushdo do ishte me fat ta kishte një baba si ai. Nuk e shpreh dot të gjithë dashurinë që kam pasur për atë. Ishte shumë i veçantë për mua. Babain doja më shumë. Për ne erdhi në Fier, të realizonte ëndrrën time të isha këngëtare. Më thoshte gjithmonë mëso, kam në plan t’ja realizoj dëshirën babait. Do doja që këtë vit shkollor ta nisja me babin, por nuk ndodhi ashtu. Ndonjëherë mendoj se është ëndërr, por pastaj kuptoj që është realit. Na kishte premtuar një papagall, nuk na e bleu dot. Të kishim një shtëpi, dhe të jetonim të gjithë bashkë”.

Bashkëshortja e tij rrëfeu ditën kur mësoi për aksidentin, që do t’i ndryshonte gjithë jetën e saj.

“Hapa telefonin dhe pashë që kishte ndodhur një aksident. Mora vesh që ishte burri im, kur shkova i gjeta shapkën. Nuk e njoha, ishte shpërfyturuar. Sa plagë ka marrë, çfarë ka ndjerë në ato momente. U dergjëm 10 ditë në spital, por nuk ia doli. Përse më la vetëm? Nuk e prisja të ndodhte kështu, nuk e kisha imagjinuar kështu. Më preu krahët. Vajzat çdo ditë kalojnë te vendi i aksidentit dhe kthejnë kokën, sepse është shenja atje”-tregoi ajo sonte.

Top Channel