Një shtetase e huaj është gjetur pa jetë në Shkodër.

Policia bën me dije se rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.

Top Channel