Elbasan/ U abuzua nga i dashuri i nënës, 15-vjeçarja bëri denoncimin te psikologia e shkollës

19/09/2025 15:26

Këlcyra, qyteti i vogël që shtrihet mes maleve në jug të vendit u trondit nga një histori abuzimi me një vajzë të mitur, e cila rrëfeu gjithë dramën e saj vetëm pasi u kthye në shantazhuese.

Detajet e ngjarjes janë rrëqethëse. E mitura ka dëshmuar të jetë abuzuar që në moshën 13 vjeçare nga njerku i saj polic Pajtim Baka, 55-vjeç përmes kërcënimeve.

Përgjatë tre viteve, vajza sot 16-vjecare krijoi lidhje intime me Kristian Priftin 46 vjeç dhe shokun e tij, Isi Pashon 27 vjeç. Ishin pikërisht këta të fundit që e detyruan vajzën të kthehej në shantazhuese.

Përmes presionit ata e detyruan të realizionte video në internet me të cilat joshi edhe policin Artur Ago 53-vjeç. Nga hetimet rezulton se ky i fundit ka pasur biseda intime me vajën dhe i ka dërguar kësaj të fundit foto intime.

Pak kohë pas bisedës e mitura i ka kërkuar 10 mijë euro në këmbim që të mos i publikonte bisedat dhe foton me të në një emision investigativ lokal në Këlcyrë.

Artur Ago e injoroi kërcënimin deri ditën që televizioni lokal bëri një shpallje në Facebook, se posedonte bisedat dhe ngacmimet e një polici me një vajzë të mitur të cilat do t’i publikonte. Ai u arratis në drejtim të Greqisë, ndërsa policia e Gjirokastrës nisi hetimet bashkë me agjencinë e mbikëqyrjes policore.

Pas marrjes së dëshmisë së vajzës u arrestua njerku, punonjës i policisë së Përmetit dhe dy shokët 46 dhe 27 që kishin pasur raporte me të miturën si dhe u shpall në kërkim polici i Këlcyrës, Artur Ago.

E mitura është transferuar në kryeqytet në një qendër për gratë e dhunuara dhe ndodhet nën kujdesin e psikologëve dhe mjekëve.

 

Top Channel