
Kajani ishte vetëm 6 muajsh kur shfaqi probleme të rënda në zemër e mëlçi, dhe duhej dërguar sa më shpejt për kurim të specializuar jashtë.
Falë mbështetjes së të gjithëve shqiptarëve pas transmetimit të rastit “Për shqiptarët”, kjo gjë u bë e mundur.
Vetëm para pak ditësh, Kajani ka festuar ditëlindjen e tij të parë.
“Më parë nuk flija gjumë, e shihja natën nëse merrte frymë apo nëse zemra ende i rrihte, tani jam e qetë, e shoh që zemra e tij punon normalisht dhe nuk ka gëzim më të madh”-u shpreh nëna e tij sontë në “Për Shqiptarët”.
Madje, pak muaj pas ardhjes në jetë të të birit, ajo ka shkruar një ditar, ku Bora Zemani lexoi disa rreshta prekës….
“O dritë, ata të panë, ata na besuan. Jo vetëm që na ndihmuan, por na kthyen buzëqeshjen, unë i kam falënderuar që nuk na lanë vetëm në këtë situatë. Do ta them një gjë që do e mbash mend gjithë jetës, fati të buzëqeshi në mes të këtij rrugëtimi. Ata u bënë dorë për ne dhe ti një ditë, bëhu dore për të tjerët”.
Top Channel