26 organizata ndërkombëtare e shqiptare për lirinë e medias letër kreut të Kuvendit: Të anulohen planet e mazhorancës për kufizimin e pranisë së gazetarëve në Parlament

19/09/2025 12:55

26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë e medias dhe shoqërinë civile i janë drejtuar me një shkresë zyrtare kryetarit të Kuvendit Niko Peleshit, duke i kërkuar anulimin e anulohen planet e mazhorancës për të kufizuar praninë e gazetarëve në parlament.

Në këtë shkresë shprehet shqetësimi për planet e shumicës parlamentare për të kufizuar praninë e gazetarëve në Kuvend, përmes heqjes së filmimeve të pavarura dhe kufizimit të kontakteve spontane me deputetët.

“Sot, 26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë e medias dhe shoqërinë civile i kanë dërguar një letër të hapur Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, dhe drejtuesve të grupeve parlamentare. Organizatat shprehin shqetësimin e thellë për planet e shumicës parlamentare për të kufizuar aksesin e gazetarëve në Kuvend, përmes heqjes së filmimeve të pavarura dhe kufizimit të kontakteve spontane me deputetët.

Në këtë letër kërkohet:

Ruajtja e transparencës dhe aksesit real të gazetarëve në Parlament;

Shmangia e praktikave që kufizojnë pyetjet spontane dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me deputetët e ministrat;

Zbatimi i standardeve europiane për lirinë e medias si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE.

Ky është një apel i 26 organizatave që thekson se kufizimi i qasjes së gazetarëve do të ishte një hap i rrezikshëm prapa për demokracinë dhe transparencën në vend”, deklaron Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Top Channel