
Ekipi i vajzave të Vllaznisë vijon me sukses rrugëtimin europian, duke siguruar kualifikimin për në raundin e dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”.
Pasi fitoi edhe ndeshjen e pare, skuadra shkodrane mposhti me rezultatin 2-0 ekipin ukrainas Kolos Kovalivka, edhe ne takimin e dyte të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, duke konfirmuar edhe një herë forcën e saj në arenën ndërkombëtare.
Golat për Vllazninë u shënuan nga Megi Doçi në minutën e 63-të dhe Teresa Deda në të 87-ën, duke vulosur fitoren e dytë radhazi në këtë raund dhe kalimin e merituar në fazën tjetër të kompeticionit.
Fillimisht, ndeshja e kthimit ishte planifikuar të luhej në Ukrainë, por për shkak të situatës në vend, të dyja ekipet ranë dakord që ajo të zhvillohej sërish në “Loro Boriçi”.
Shorti për raundin e dytë do të hidhet të premten, ku Vllaznia do të njohë kundërshtarin e radhës në këtë kompeticion të ri europian.
Top Channel