
18/09 12:13
Ka rinisur me tensione seanca plenare në Kuvend, e cila pasoi pas 5 minutash pushim të kërkuara pas mbajtjes së fjalës së kryeministri Edi Rama dhe prezantimit të programit qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Shkak u bë fjala e mbajtur nga ministrja virtuale Diella, gjë që u quajt ‘turp’ nga opozita, e teksa Rama rimori fjalën, kundërshtarët politik bllokuan foltoren.
Pasi opozita nuk lejoi kryeministrin Edi Rama të mbajë më tej fjalën, kreu i Kuvendit njoftoi për kalim direkt në votim të programit, i cili u miratua me 82 vota pro dhe asnjë abstenim.
Top Channel