Tre fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore sot orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës 

Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10- të. Babai i 3 vajzave 3, 7, 10 vjeç i ka gjetur fëmijët në afërsi të një kazani mbeturinash dhe i ka çuar në spital.

Pas deklarimeve të babit se fëmijët kanë konsumuar karamele në mbeturina, policia ka filluar hetimet.

Fëmijët i janë nënshtruar terapisë intensive, vajza 10 vjeç është me parametra të stabilizuar ndërsa vajzat 3 dhe 7 vjeç janë në repartin e reanimacionit.

 

Top Channel