
Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e tre të miturave në Korçë.
Burimet bëjnë me dije se tre motrat kanë konsumuar pranë koshit të mbeturinave, karamele të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike (cannabisi). Nga ana e policisë, është konfirmuar totalisht që karamelet janë gjetur në koshi i mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër.
Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se në gjendje të rëndë shëndetësore është vetëm 3 vjeçarja e cila në këto momente po intubohet në reanimacionin e spitalit të Korçës.
Dy vajzat e tjera fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje stabël nën kujdesin e mjekëve në pediatri.
Hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë, ndërsa po pyeten të gjithë familjarët dhe të afërmit e të miturave.
Top Channel