“Akt brutal”, Berisha mbledh me urgjencë grupin e PD: Programi i Qeverisë u votua për 5 minuta, Kryeministri tregoi se…

18/09/2025 11:15

Siç paralajmëroi më herët, kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi me urgjencë deputetët në selinë blu.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga raportoi se deputetët e PD, nga Kuvendi do t’i drejtoheshin selisë blu.

Berisha e quajti miratimin e programit qeverisës si ‘akt brutal’.

Ka ndodhur që kjo organizatë kriminale të kalojë ligjet për 5 minuta, por s’ka ndodhur kurrë që një programin qeverie, një kabinet të kalojë brenda 5 minutave siç u votua sot. Ky është një akt brutal, dhunë publike ndaj qytetarëve shqiptarë të çdo spektri që kanë marrë pjesë në votime. Është një akt brutal ndaj opozitës dhe popullit shqiptar.

Edi Rama sot me një skenar të parapërgatitur ekzekutoi parlamentarizmin, opozitën dhe vendosi poshtërimin ndaj Kushtetutës, institucioneve kryesore të parlamentit dhe opozitës. Natyrisht ky zhvillim dramatik meriton dhe duhet të marrë përgjigjen më të fortë dhe fuqishme. Në veprime, në veprime, në veprime. Aktin e tij ai faktikisht e shkelmoi, shumëzoi me 0, asgjësoi vullnetin e shqiptarëve që morën pjesë në votim. Shpalli luftë të hapur me një skenar i parapërgatitur bashkë me kreun e Parlamentit. Tregoi se është i aftë të zbatojë çdo skenar të gatshëm që vjen nga Rama.”, u shpreh Berisha.

Top Channel