Zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, nis procesi i votimit për ata që jetojnë jashtë vendit

17/09/2025 19:37

Këtë të mërkurë ka nisur votimi i qytetarëve të regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Për herë të parë, votuesit do të pranojnë në adresën e tyre pakot me fletëvotime e 15 mijë sosh janë bërë gati për t’u nisur në adresat përkatëse gjatë ditës.

Deri më sot në orën 13:00 janë kompletuar rreth 15 mijë pako individuale me fletëvotime dhe sipas konfirmimit nga posta, rreth 10 mijë pako tashmë janë dërguar jashtë Kosovës, ku pjesa më e madhe janë për shtetet Gjermani dhe Austri. Procesi i shpërndarjes së fletëvotimeve tek votuesit pritet të përfundojë me datë 23 shtator.

Në ditët e vikendit të kësaj javë, të shtunën ose të dielën më së largu, sipas tempos aktuale që e kemi. Normalisht që ditën e parë, si proces ka qenë më i ngadalshëm, sepse kjo mënyrë e përgatitjes së pakove bëhet për herë të parë

Pakot që do t’u dërgohen 43,933 votuesve të diasporës do të përmbajnë fletëvotimin për kryetarë të komunës dhe kuvendin komunal, zarfin kthyes dhe zarfin e fshehtësisë dhe udhëzuesin për mënyrën e votimit dhe kthimit të fletëvotimit.

Procesi i votimit të diasporës mbyllet më 11 tetor dhe gjatë kësaj periudhe votuesit duhet të kthejnë pakot në adresat postare të Komisionit Qendror të zgjedhjeve të hapura në 23 shtete të botës. Në zgjedhjet komunale të 12 tetorit, brenda vendit kanë të drejtë vote 2,025,105 qytetarë.

Top Channel