
Duke reaguar nga Jerusalemi ndaj komenteve të Recep Tayyip Erdogan lidhur me statusin e qytetit të shenjtë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e sfidoi hapur presidentin turk.
Netanyahu theksoi në mënyrë të veçantë gjatë një fjalimi të tij sovranitetin izraelit mbi Jerusalemin, të cilin e cilësoi si “qyteti ynë i përjetshëm”.
“Fakti mbetet që këtu jemi ne. Kjo është qyteti ynë, zoti Erdogan, nuk është qyteti juaj. Është i yni. Dhe do të jetë gjithmonë qyteti ynë. Nuk ka për t’u ndarë kurrë”, shprehet Netanyahu.
Komentet e Netanyahut vijnë në një kohë tensionesh të shtuara në Lindjen e Mesme, ku Jerusalemi mbetet një pikë kyçe për përplasjet diplomatike dhe fetare mes shtetit hebre dhe botës islame. Erdogani ka qenë një nga zërat më të fuqishëm kundër kontrollit të plotë të Jerusalemit nga ana e Izraelit dhe i ka mbështetur hapur aspiratat palestineze për pjesën lindore të qytetit.
Si Ankaraja, ashtu edhe vende të tjera me shumicë myslimane, të cilat e shohin Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e ardhshëm të një shteti palestinez. Zhvillimet pritet të ndikojnë më tej në marrëdhëniet izraelito-turke, të cilat kanë qenë të tensionuara në dekadën e fundit, pavarësisht përpjekjeve të herë pas hershme për normalizim.
Top Channel