“Nuk jam deputete e PD-së”, Mesila Doda reagon për Top Channel: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

17/09/2025 20:22

“Nuk jam deputete e PD-së”, thotë Mesila Doda në një reagim për Top Channel, lidhur me vendimin që mori për të qenë deputetë e pavarur.

Doda pretendon se nuk është konsultuar për grupet e krijuar në parlament, ndërsa thekson se do të vazhdojë të mbrojë kauzat e opozitës dhe PDIU-së.

“Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë”, shprehet Doda për Top Channel.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raportoi më herët se në deklarimin që Doda ka bërë në Kuvend shprehet se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike.

Sali Berisha i dha mundësinë dy aleatëve të tij, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, të krijonin grupin e tyre parlamentar, por Mesila Doda preferoi të mos ishte as në grupin e PD dhe asaj të Fatmir Mediut që grupoi aleatët te gjithë bashkë, përfshirë kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.

Top Channel