Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol Programi Inside Story vijon në puntatën e kësaj të mërkure me serinë e dytë të dokumentarit ‘Dumani, zëri i një vrasësi’.
Pas zbulimit të hapave të parë të Nuredin Dumanit në botën e krimit, kjo seri sjell përplasjen e përgjakshme mes bandave.
Në dëshmitë e radhës që zbulohen ekskuzivisht nga Top Channel, bashkëpunëtori i drejtësisë sjell prapaskenat e krimeve që tronditën trekëndëshin Elbasan-Peqin-Durrës.
Rrëfime pa doreza që rrëzuan nga mbretërimi disa prej grupeve më të rrezikshme në vend.
Miqësitë e shndërruara në armiqësi të egra, tradhtitë brenda grupeve dhe influencat e formave të ndryshme.
Si u shndërrua Dumani në epiqendrën e porosive për vrasje me pagesë dhe a po shkojnë drejt çmontimit të tjera banda të rrezikshme…?!
Top Channel