Inside Story/ Video ekskluzive, ja gurët e çmuar që nxirren nga galeritë e Mirditës. Shqipëria nuk fiton asgjë
Në rrëfimin audio që zbulohet për herë të parë nga Inside Story, Erjoni rrëfen se në vendin ku ju ekzekutuan familjarët, zakonisht qëndronte një patrullë policie.
Por natën e krimit, edhe pse prag festash, patrulla e zakonshme ishte zhdukur… kjo, i ndezi dyshimet.
“Tentova të ndihmoj Endritin me shumë forcë por ishte e kotë, se i kishte marrë të gjithë plumbat në një anë… Në sallë të operacionit rri pres pas derës, mbaj mend që i thash doktorit: “të jap shpirtin vetëm ma ngjall vëllain”. Pastaj marr lajmin që kishte ndërruar jetë…”.
Ai moment, ishte fundi i Endritit. Një bos i kokainës i panjohur publikisht, por mjaft i njohur në biznesin e drogës. Por, ishte fillimi i një lufte që do t’i vinte flakën Elbasanit.
Një luftë që do zbulonte dy grupe që nuk ishin përmendur kurrë, por, që qarkullonin qindra milionë euro nga trafiku i narkotikëve.
“Endriti ka qenë njeri që kishte shumë njohje në trafikun e drogës. Shumë njohje, shumë lidhje, edhe ishte nga ata njerëz që kërkonin të gjithë të punonin me të. Njerëz me potencë, sepse ishte shumë i aftë, dhe kishte shumë mundësi për shitje të brendshme. Të gjithë ja kishin nevojën. Kur them të gjithë, kam emra pa fund, pa fund për të thënë…”.
Top Channel