
Në rrugëtimin e tij kriminal, pavarësisht shtrëngimit të duarve me Erjon Alibejn, Nuredin Dumani nuk harroi t’i shërbej edhe miqve të vjetër.
Vëllezërit Qoli kishin një konflikt pronësie me një të moshuar nga Berati, që kishte një lokal në pallatin e ndërtuar nga Petrit Qoli. Dumani u porosit ti jepte një mësim duke i vendosur lëndë plasëse te lokali…
Kur vendosi tritoli, Dumani kishte vendosur një maskë si i moshuar dhe ishte veshur me rroba të vjetra.
Pasi arriti në destinacion me biçikletë, vuri dy kallëpe në dy cepat e lokalit dhe ndezi fitilin…. në momentin që u largua kaloi nga zona ranore e plazhit. Por, biçikleta u ngul në rërë, dhe u rrëzua. Në atë moment dy të rinj u afruan për ta ndihmuar.
“Ata: o xhaje prit të japim një gotë ujë, ça xhaje, unë kisha maskën nuk po merrja dot frymë më edhe mora biçikletën, edhe dola në anë që të kapte uji, që të ishte më e fortë më e qëndrueshme. I hipa biçikletës edhe i dhashë fort.
Sa ika se di sesa metra, ajo shpërtheu. Shpërtheu lënda plasëse që kisha vënë aty, shyqyr nuk i kapi këto çunat, po ato duke më sharë, duke bërtitur mu vunë mbrapa deri te ura e Dajlanit.”
Nuredin Dumani shtonte kontaktet me grupe të tjera kriminale. Me Erjon Alibejin, thurte plane për eliminimin e kundërshtarëve. “Klientë” të rinj i vetë-ofroheshin pas emrit që krijoi.
Top Channel