Trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura, shpallen në kërkim shqiptarët, vlera arrin në 110 mijë euro
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, bënte manovra të rrezikshme në qendër të banuar dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës, arrestohet 34-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Dibrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 34 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen e vjetër të qytetit, është konstatuar nga patrulla e Policisë duke bërë manovra të rrezikshme me automjetin e tij. Menjëherë është ndërhyrë dhe është ndaluar automjeti që drejtohej nga 34-vjeçari. Pasi i është bërë testi i alkoolit, i cili ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, gjatë ushtrimit të detyrës për shoqërimin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Top Channel