“Duam të bëjmë më shumë”, Rama nga Brukseli: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet baza në Porto Romano

17/09/2025 09:55

Kryeministri Rama, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe aleancës transatlantike.

Ky takim vjen në një moment kyç për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, fokusi i diskutimeve u vu dhe tek roli i Shqipërisë në misionet e NATO-s. Të dy liderët theksuan angazhimin e përbashkët për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe NATO-s.

Kreu i qeverisë tha se vendi ynë po nis rilindjen e industrisë ushtarake.

Është afërmendsh që është përherë një kënaqësi, jo vetëm falë miqësisë sonë të gjatë, por edhe për shkak të një fakti të thjeshtë që ka gjithmonë diçka për të mësuar prej jush.

Jemi këtu për të rikonfirmuar gjithçka që ju thatë dhe më shumë. Duam të bëjmë më shumë. Tashmë po rinisim rilindjen e industrisë sonë, jemi shumë të prirur të diskutojmë me ju punën e mëtejshme që duhet bërë për të bërë të mundur portin e ri ushtarak në Shqipëri në Porto- Romano dhe sigurisht jemi këtu edhe për të folur së bashku për mënyrat me të cilat mund të qasemi në programin “Safe” të BE, i cili sa i takon sigurisë, shkon përtej perimetrit të vendeve të BE-së dhe mund të jetë i dobishëm dhe për vendet e NATO-s në Europë.

Kështu që faleminderit për mikpritjen tuaj gjithmonë të hijshme dhe besoj që jeni njësh, se keni gjithmonë energji në mëngjes dhe jemi këtu që të bëjmë më të mirën për gjithçka.“, u shpreh ai.

Top Channel