
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do të vazhdojë sot dëshminë e mbrojtjes për ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
James Rubin hapi dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë më 15 shtator.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit ishte i ftuar nga ekipi i Hashim Thaçit, ish-udhëheqës politik i UÇK-së.
Gjatë dëshmisë së tij, Rubin theksoi se Thaçi kishte kryesisht rol politik dhe se nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së.
Ai tha se Thaçi duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm ushtarak.
Ai, gjithashtu, deklaroi se nuk kishte asnjë informacion që lidh Thaçin ose të akuzuarin tjetër, Jakup Krasniqi, me pretendimet për vrasje apo ekzekutime. /rel
Top Channel