
Coachella 2026, që do të mbahet në prill të vitit të ardhshëm në shkretëtirën e Kalifornisë do të mirëpresë tri artistë shumë të dashur për publikun.
Sabrina Carpenter, Justin Bieber dhe Karol G do të jenë artistët kryesorë të festivalit Coachella 2026.
Eventi i mbajtur që prej vitit 2002 do të zhvillohet gjatë dy fundjavave përkatësisht në 10-12 prill dhe 17-19 prill nën praninë e 250,000 fansave.
Sabrina do të ngjitet e para në skenë të premten, ndërsa Bieber dhe Karol G do të performojnë të shtunën dhe të dielën.
Ka gjithashtu një numër artistësh nga Mbretëria e Bashkuar në listën e artistëve për vitin e ardhshëm, si Disclosure, Wet Leg, Lambrini Girls, Little Simz dhe FKA Twigs. Teddy Swims, Katseye, Central Cee dhe CMAT do të jenë gjithashtu në program ndërkohë që biletat nuk janë ende në shitje, por fansat mund të regjistrohen për to, sipas BBC-së.
Top Channel