Video/ Nga penalltia e humbur te përmbysja me supergolin nga goditja e dënimit, Rey Manaj shkruan emrin e tij në Champions-in aziatik

15/09/2025 19:11

Ndeshja nisi e vështirë për ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili ndodhej në disavantazh 2-0 deri në minutën e 60-të. Ishte pikërisht Rey Manaj ai që mori përsipër një penallti të fituar nga skuadra, por tentativa e tij u ndal nga portieri i Al Gharafa.

Megjithatë, fati ishte me sulmuesin shqiptar: topi u rikthye në këmbët e tij dhe me një reagim të shpejtë, Manaj realizoi për të rihapur takimin në 2-1.

Shoku i skuadrës Moussa Kamara barazoi rezultatin pak minuta më pas, duke çuar emocionet në maksimum. Megjithatë, sfida nuk kishte mbaruar…

Kur dukej se gjithçka do të përfundonte në barazim, Rey Manaj realizoi një supergol nga goditje dënimi në minutën e 91-të, duke barazuar përkohësisht në 3-3 dhe duke rikthyer shpresën për fitoren.

Vetëm pak minuta më pas, Al Sharjah realizoi edhe golin e katërt, duke përmbysur gjithçka dhe siguruar një nga fitoret më emocionuese të raundit të parë në kompeticionin më të rëndësishëm aziatik për klube.

Top Channel