
Gazetari Mialim Zeka tregoi një prapaskenë të ndodhur gjatë luftës në Kosovë, duke u ndalur tek biseda e sekretares amerikane me komandantët e UÇK-së.
Zeka tregoi se çfarë kërkese ka pasur zyrtarja amerikane, teksa shton edhe qëndrimin e Hashim Thaçit.
“Unë kam hyrë brenda në kështjellë me dokumenta false bashkë me Hashim Thaçin, ishim në një hotel ku ishte edhe bashkëshortja e James Rubin, e mbaj mend që Thaçi mbeti i vetmuar. Ai foli me komandantë të zonave që nuk bindeshin, që në atë kohë i quaja komandantë me mentalitet taleban, me mentalitetin e Hamasit të sotëm.
Aty në mënyrë absolute nuk e kishin navigacionin dhe nuk e dinin se çfarë është të vijë sekretarja e shtetit dhe të të ulet në gjunjë, duke thënë që “pranojeni marrëveshjen sepse ne do ta bombardojmë”. Falë qëndrimit të pathyeshëm të Hashim Thaçit i cili në 24 orë ka fjetur vetëm 4 orë, falë qëndrimit të James Rubinit, që nuk do të hiqte dorë nga pavarësia se ndryshe do ta quanin tradhtarë”, u shpreh Zeka.
Top Channel