
Milaim Zeka në “Top Story” nga Grida Duma, kritikoi fort kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Zekës, Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për gjyqin e Thaçit e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. Sipas gazetarit, Kurti do ishte i kënaqur nëse ata nuk do të mund të ktheheshin sepse do rrinte më shumë në pushtet.
Zeka shtoi se edhe vetë drejtori i Akademisë së Shkencave të Serbisë ka thënë që do e fitojnë Kosovën në atë ditë që në krye të saj do të vijë një kryeministër që do e prishi Kosovën me SHBA.
“Kurti i përngjan personazheve në një dokumentar për vrasësit e grave në Teheran, në gjykatë ata thonin ‘I vrasim se i çlirojmë nga vuajtjet’.
Në 6 milionë shqiptarë nuk ekziston një burrë më gënjeshtar se Kurti. Ky vetëm kënaqësi gjen nëse këta dënohen nesër sepse qëndron në pushtet. I vetmi kryeministër që nuk mbron heronjtë e vendit të tij.
E kemi parë se çfarë mbrojtje i bëri Serbia Millosheviçit dhe Mlladiçit, ndërsa Kurti ka 6 vite që asnjë fjalë nuk e thotë për këtë çështje.
Drejtori i Akademisë së Shkencave të Serbisë ka thënë që do e fitojnë Kosovën në atë ditë që në krye të Kosovës do të vijë një kryeministër që do e prishi Kosovën me SHBA.
Albin Kurti ka prishur marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë. Në këto 6 vite të udhëheqjes së Albin Kurtit ka një urrejtje të njerëzve në Kosovë kundër Shqipërisë, nga i madhi Albin Kurti”, u shpreh Zeka.
Top Channel