
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes së Kombëtares pas ndeshjes me Letoninë.
Aty shfaqet trajneri Sylvinho, i cili i jep një mesazh të fortë skuadrës, duke i kërkuar në radhë të parë falje lojtarëve të cilët nuk u aktivizuan dhe më pas duke i përgëzuar për mbështetjen që stoli i dha ekipit në fushë.
“Çuna, patëm një problem. Ishte një ndeshje shumë e vështirë sonte. Urime të gjithëve. Keni bërë shumë mirë të gjithë. Kjo është rruga jonë, nuk ka rrugë tjetër! Më vjen keq nëse dikush nuk luan në një ndeshje, por ishte një ndeshje shumë e vështirë. Edhe Marashi (Kumbulla) që u aktivizua 2-3 minuta, e kuptoj, kam qenë vetë futbollist, është ndjenjë e shëmtuar, por bravo. Faleminderit shumë!
Edhe kur Asllani merr topin për të gjuajtur penalltinë, pashë secilin në pankinë, pashë Dakun dhe Hoxhën te linja e fushës. Bravo çuna, mbështeteni skuadrën tuaj, bëni më të mirën tuaj. Tani nuk e kemi më këtë problem. Ju lumtë, punë shumë e mirë”, u shpreh Sylvinho
Top Channel