Deklarata e ish-zyrtarit të lartë amerikan në Hagë, gazetarja në “Top Story: Dimensioni diplomatik i luftës në Kosovë tashmë ndryshoi

15/09/2025 21:32

Gazetarja Alba Alishani foli në “Top Story” për deklaratën e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin.

Ajo u shpreh se dëshmia e ditës së sotme, në Hagë, ka ndryshuar rrjedhën e historisë së luftës.

“Ditën e sotme dëshminë e James Rubin e kam ndjekur me vëmendje. I kaloi pritshmëritë tona dhe të shqiptarëve. Ai paralajmëroi pak kohë më parë që ka pasur shumë për të thënë. James Rubin, që është diplomat i shquar, ditën e sotme hapi një faqe të re të historisë.

Ai ishte katalizatori i situatës së luftës në Kosovë. Ne i shtuam një dimension diplomatik luftës, ndryshuam kahun, do të ndryshojë. Është i rëndësishëm qëndrimi i i tij. Në memorien e tij James Rubin ka qenë një nga personalitetet e para që ndihmoi në vendimmarrje. Që nga ndërhyrja e NATO-s. Zëri i tij paska pasur jehonë dhe rëndësi”, tha Alishani.

Top Channel