
I ftuar në një lidhje direkte për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë stilisti i njohur Niko Komani. Ai ka treguar disa detaje ekskluzive nga dasma e djalit të Jozefina Topallit, Genar, me moderatoren Cindy Marina…
Por si iu duk look-u i Jozefina Topallit?
“Mua më pëlqeu shumë të them të vërtetën. M’u duk fiks mami ose vjehrra që mundohet, sepse shpeshherë keqkuptohet kur thuhet se prindërit duhet të jenë të veshur me ngjyra sa më minimale që të bie në sy nusja, por unë mendoj se jo.
Unë mendoj se prindi nuk mund të veshë absolutisht të bardhë, por do veshë një ngjyrë gëzimi, një ngjyrë hareje, sepse në atë moment po feston. Dhe festa e saj mbase është dopio. Kështu që më pëlqeu shumë, m’u duk totalisht jashtë kornizave. Është një ndër paraqitjet e saj më elegante që kam parë ndonjëherë, të paktën nga Jozefina, nga paraqitjet e saj totale që na ka dhuruar gjithë këto vite”, u shpreh ai.
Top Channel