70-vjetori i Papa Leonit XIV, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë i uron ditëlindjen kreut të Vatikanit

14/09/2025 11:01

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin e tij, që gjithashtu është edhe ditëlindja e parë e tij në krye të Kishës Katolike.

Një urim për të e dërgoi edhe Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë.

“Gëzuar 70 vjetorin Shenjtëri!”, shkruhej në postimin e KISH në Facebook.

Që nga momenti i zgjedhjes së tij, Papa Leoni XIV ka qenë i qartë në mesazhin e tij: një thirrje për paqe të “paarmatosur dhe çarmatosëse”, në një botë gjithnjë e më të përçarë. Në vetëm katër muaj, ai ka bërë dhjetëra apele publike për ndalimin e luftërave, nga konflikti në Ukrainë, te luftimet në Gaza dhe krizat në Afrikë.

Ai ka ofruar Vatikanin si një terren neutral dialogu, duke i ftuar të gjithë të “shohin njëri-tjetrin në sy”, siç tha në një nga fjalimet e tij më të komentuara.

Top Channel