“Pinte kafe çdo javë me ish-kreun e SPAK te zyra e tij”/ Urdhër-arresti ndaj Vlora Hysenit, gazetari Qyno në ‘Top Story’: Dumani hetoi edhe Fatos Klosin, por ai mori pafajësinë 22/09 22:59
Demokratët vendosën që në kutinë e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të hidhnin pankarta dhe jo fletë votimi.
Këtë ‘rregull’ nuk e zbatoi Mesila Doda, e cili ndonëse ishte e pranishme në Kuvend, nuk iu drejtua kutisë. Rregullin e theu edhe Tritan Shehu, që mori fletën e votimit dhe iu drejtua kutisë së fshehtë
Ndërkohë, Ana Dajko, deputetja e “Shqipëria Bëhet”, mori fletën e votimit për të bërë zgjedhjen e saj. Edhe deputeti i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, mori pjesë në votim.
Deputetët e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dhe Erald Kapri nuk morën pjesë në votim.
Top Channel