
12/09 13:52
Autoritetet e Utah në SHBA kanë publikuar një video të re të të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk dhe kanë ripërsëritur thirrjet për ndihmën e publikut në sjelljen e autorit të sulmit para drejtësisë.
Videoja tregon një person të shtrirë “përmbys” në qoshen e çatisë së një ndërtese në kampus, përpara se të ngrihej, të vraponte nëpër çati dhe të hidhej poshtë në lëndinë, duke mbajtur një çantë shpine.
“I dyshuari, pasi u hodh nga ndërtesa, u soll rreth kësaj hapësire me bar pranë parkimit,” tha Komisioneri i Departamentit të Sigurisë Publike të Utah, Beau Mason, i cili e shpjegoi videon në një ekran të madh gjatë një konference për shtyp.
Top Channel