
Shqiptari Edon Zhegrova është prezantuar zyrtarisht te Juventusi.
Në konferencën për mediat, sulmuesi i Kosovës tha se nuk është ende në formën e duhur fizike për të qenë në fushë kundër Interit të shtunën. Zhegrova shtoi se është krenar që luan për Juven, duke theksuar se pajisja me pasaportën shqiptare e ndihmoi. Sulmuesi falenderoi edhe kryeministrin Edi Rama.
“Ai është një mbështetës i madh i Juventusit. Ishte shumë i kënaqur dhe i lumtur. Donte që të ma jepte pasaportën shqiptare ndaj dhe më ndihmoi shumë në këtë rast. I jam shumë mirënjohës. Më dha këtë pasaportë sepse unë përfaqësoj të gjithë komunitetin shqiptar dhe kjo është shumë e rëndësishme. Sigurisht që do t’i japë atij fanellën e parë”, tha Zhegrova.
Në të vërtetë pajisja e Edon Zhegrovës me pasaportën shqiptare nuk është thjeshtë një simbol apo falenderimi I futbollistit për kryeminstrin një mirënjohje formale.
Pasaporta e tij shqiptare është pika kyçe e transferimit historik për të dhe jo vetëm. Pasaporta ndryshon gjithçka, kjo pasi futbollistët shqiptarë që nga marsi I vitit 2024 nuk luajnë më si ekstrakomunitarë në Serinë A falë një marrëveshjeje që Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo Italiane që ka arritur pas takimit mes dy presidentëve Armand Duka dhe Gabriele Gravina në Tiranë në muajin shkurt të vitit 2024.
Kështu me statusin e tij të ri si shtetas shqiptar, Edon Zhegrova nuk do të zinte më një nga vendet e çmuara në listën e lojtarëve të bardhezinjëve, pasi në Itali lejohen vetëm 3 lojtarë ekstrakomunitarë, që do të thotë për lojtarë që vijnë jo nga vendet e BE-së, lejohet të mbajë një ekip, dhe kryesisht këto vende i zënë amerikano-latinët.
Një pengesë burokratike më pak dhe që i bëri gjërat më të thjeshta në arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke e bërë kështu Edon Zhegrovën shqiptarin e dytë në histori pjesë e klubit Torinez, 85 vite pas debutimit të të madhit Riza Lushta, i cili në 5 vitet e tij që luajti me Juventusin zhvilloi 85 ndeshje ne te cilat shënoi 46 gola.
Top Channel