Një orë tension, përplasje fizike, tym nga flakadanët, hedhje uji e sendesh drejt Peleshit e Gradës… mbyllet seanca plenare 18/12 11:08
Kryeministri Edi Rama njoftoi dje hapjen e rrugës për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.
Rama theksoi se Këshilli Bashkiak do të aktivizojë mekanizmin e shkarkimit të Veliajt dhe se vendimi nuk merret me lehtësi, por është i domosdoshëm për të garantuar udhëheqjen e qytetit dhe funksionimin normal të administratës së Tiranës.
Avokatët e kryebashkiakut reaguan mbrëmjen e djeshme “live” në Top Story, duke u shprehur se Veliajt nuk i është kërkuar dorëheqja.
“Burime pranë ekipit ligjor të kryebashkiakut të zgjedhur 3 herë nga populli i kryeqytetit na konfirmojnë se nuk ka pasur një kërkesë për dorëheqjen e zotit Veliaj”-tha moderatorja Grida Duma.
Top Channel