“Asnjë ministër verior në qeverinë e Ramës”/ Berisha kritikon qeverinë e re socialiste: Asnjë pushtues apo diktator nuk ka mbajtur këtë qëndrim ndaj veriut të vendit

11/09/2025 14:58

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka komentuar kabinetin e ri qeveritar, të cilën e zbuloi gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama.

Sipas Berishës, Rama nuk emëroi asnjë ministër nga veriu i Shqipërisë, zonë që është lënë ‘pas dore’, tha ai.

“Natyrisht, mesa shoh unë këtu, do të më falni, por është shprehur urrejtja patologjike për veriun. Asnjë nga veriu nuk mund të kishte. Armiq! I propozoi, më thanë, se është e vërtetë, të më ndiejë Pacolli, i ka propozuar Pacolli zv.kryeministër, me kusht që t’ia japë aeroportin, por ai për dinjitet, ia ka refuzuar ofertën. Ia ka refuzuar ofertën, dhe dy personalitete të Kosovës, të cilat ka menduar t’i zëvendësonte me ndonjë verior, se nuk i gjeti dot kësaj here, por ky është kabineti i parë në të cilin janë përjashtuar, ka shprehur urrejtjen e tij të papërmbajtur ndaj veriut të Shqipërisë. Kurrë pushtues, apo diktator që të ketë mbajtur këtë qëndrim që ka mbajtur ky ndaj veriut, nuk ka patur dhe nuk ka”.

Investimet në veri janë më pak se 1/13 e investimeve në zona tjera të Shqipërisë, vijoi Rama.

“Por mos harroni, ua them këtu, se veriu në buxhetin e këtij vendi, ka një kontribut shumë thelbësor. Vetëm Rruga e Kombit, ka një kontribut jo më pak se 400 milionë euro. Kurse, kaskada ka një kontribut prej miliarda eurosh. Pra, një zonë që ka një kontribut madhor në financat e vendit, trajtohet në mënyrën më të diskriminuar, trajtohet me urrejtjen më të madhe për fajin e vetëm se nuk e votojnë. Kjo është. Tani, a më vjen mua keq, që këtu nuk është nga ajo që i thoshte: Zeusi. Ajo ishte turpi i veriut dhe i Shqipërisë, që i thoshte Edi Rama është Zeusi. Prandaj, duhet të them që nuk ka përjashtuar, urrejtja e tij nuk ka kufij”.

Top Channel