
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ekipin e tij të ri për mandatin e katërt qeverisës, me të cilin synon të përmbushë objektivat e qeverisë, me sytë nga integrimi në Bashkimin Europian.
Në një analizë të zhvillimeve më të fundit, deputetja e PS, Iris Luarasi, e ftuar në panelin e Top Storyt në Top Channel, komentoi pjesëmarrjen e saj në Asamblenë Kombëtare të PS-së.
“Ishte një mbledhje, një asamble që më parë e shikoja nga TV, ndërsa sot e përjetova në sallë. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga pikëpamja politike, por tani politikën do ta shoh në një këndvështrim tjetër.
Mbetet për t’u parë. Edhe fakti që isha sot aty, tregon për këtë ndryshim. Një nga arsyet pse kryeministri më ftoi të isha pjesë e PS-së, lidhet me profilin tim në studio,” u shpreh Luarasi.
Top Channel