“Qeveria Rama 2.0”, Dudushi analizon kabinetin e ri: Surprizë interesante Diella, shpresoj që kryeministri të mbajë premtimet

11/09/2025 21:34

Për Alban Dudushin, qeveria e re që Rama shpalli sot, është ‘qeveria Rama 2.0’.

I ftuar në studion e Top Story, gazetari dhe analisti tha se kryeministri ka zgjedhur një qeverisje me bazë të gjerë. Si një surprizë interesante në këtë kabinet të ri, Dudushi evidenton Diellën, ministren e parë me inteligjencë artificiale, e cila do të jetë përgjegjëse për prokurimet publike.

“Më doli parashikimi… është një qeveri Rama, me një ndryshim, është Rama 2.0, opozitar me Ramën e mëparshëm siç tha dhe vetë. Ka një qeverisje me bazë të gjerë. Ka ministra që i ka pasur, dhe ka sjellë edhe disa të rinj.

Më pëlqeu shumë dhe Diella, e cila është po ashtu ministre dhe do të merret me prokurimet.

Tha po ashtu se shtrin dorën e bashkëpunimit me opozitën. Uroj që këtë herë zoti Rama t’i mbajë premtimet e tij me të vërtetë”, u shpreh Dudushi.

Top Channel