
Polonia ka vendosur rreth 40,000 trupa përgjatë kufirit të saj lindor, si masë kundër stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë, të njohura si “Zapad”.
Lëvizja vjen pas dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, çka ka rritur tensionet në rajon duke shtyrë autoritetet polake të rrisin gatishmërinë ushtarake. Sipas medias ndërkombëtare, vendosja e trupave u intensifikua menjëherë pas incidentit.
Qeveria polake njoftoi gjithashtu kufizimin e trafikut ajror përgjatë kufirit lindor, një masë që do të mbetet në fuqi deri në fillim të dhjetorit. Zyrtarët në Varshavë thonë se kjo është bërë për të garantuar sigurinë kombëtare në kushte të shtuara rreziku.
Ndërkohë, Franca konfirmoi dislokimin e tre avionëve luftarakë “Rafale” në ndihmë të Polonisë. Presidenti Emmanuel Macron tha se kjo mbështetje synon “të kontribuojë në mbrojtjen e hapësirës ajrore polake”.
Kremlini reagoi sërish duke minimizuar situatën. “Kjo retorikë është bërë e zakonshme në pothuajse të gjitha kryeqytetet evropiane. E shohim që vazhdojnë sërish,” deklaroi zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov.
Kryeministri polak Donald Tusk njoftoi se është duke shqyrtuar thirrjen e Nenit 4 të NATO-s, i cili parashikon konsultime mes anëtarëve të Aleancës kur ndonjë vend anëtar ndjen se siguria e tij është në rrezik.
Top Channel