“Me kë e konsultoi Rama?”/ Propozimi për Manastirliun për bashkinë e Tiranës, Dudushi përplaset me deputeten e PS, Luarasi: S’kishte nevojë…

11/09/2025 22:43

Ogerta Manasatrilu pritet të hyjë në garë për bashkinë e Tiranës, pasi Edi Rama e propozoi si kandidate të PS, teksa Erion Veliaj është në arrest në burg.

Alban Dudushi u përplas me deputeten e PS, Iris Luarasi në lidhje me propozimin e sotshëm të kryeministrit Edi Rama, që Manastriliu të garojë për Tiranën.

Dudushi komentoi reagimin e Manastirliut, duke thënë se kryeministri duhet ta kishte konsultuar më herët me të. Kjo gjë u kundërshtua nga Luarasi, e cila tha se nuk kishte nevojë.

Pjesë nga debati në studio:

Luarasi: Manastirliu është zgjedhja mes këtyre njerëzve. Nga pikëpamja emocionale më duket më njerëzorja në botë. Emocioni është natyrisht i natyrshëm. Nuk mendoj se është e emocionuar negativisht, përkundrazi është e emocionuar pozitivisht.

Dudushi: Të surprizojë Manastirliun që do jetë e zonja e punës, kjo është… Që të mos e konsultojë njëherë… Më kë e konsultoi? Apo e mendoi vetë dhe e poqi!?

Luarasi: Tani mos përfito nga fjalët. Është qeveria Rama…

Luarasi shtoi se nëse Manastirliu do të shkonte në zgjedhje për Tiranë, do të preferonte që nga kampi blu përballë saj, të ishte si kandidat Ilir Alimehmeti, si një figurë me integritet dhe që arriti të merrte vota të konsiderueshme në zgjedhjet e 11 majit.

Në qoftë se do të isha jashtë pjesës politike, do kisha thënë emra si zoti Alimehmeti, mund të ishte patjetër një kandidat i mirë përballë zonjës Manastirliu”, tha ajo.

 

Top Channel