Kabineti i ri qeverisës, a e dinin ministrat rolin që do të merrnin? Gazetari Veliu zbulon ‘prapaskenat’: Rama ka qenë shumë hermetik

11/09/2025 21:19

Tashmë kabineti i qeverisë së re është bërë publik, me një prezantim nga kryeministri Edi Rama të emrave të ministrave të rinj që do të shërbejnë në këtë mandat.

Por a ishin ata në dijeni të roleve që morën?

Në një lidhje direkte me emisionin Top Story me Grida Dumën, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, i cili ka ndjekur nga afër zhvillimet, u shpreh se Rama ka qenë hermetik me zbulimin e emrave që do të përfshinte në ekipin e tij qeverisës.

“Edi Rama ka vijuar diskutime deri ditën e djeshme përsa i përket kabinetit dhe do të sjell një shembull… Zonja Albana Koçiu e ka marrë vesh vetëm paraditen e sotme propozimin e Ramës që ajo të drejtonte Ministrinë e Brendshme. Rama ka qenë hermetik edhe me bashkëpunëtorët e ngushtë sa u përket emrave në kabinetin e tij.

Mbase zoti Lamallari u kap në befasi, kur i përmendi emrin si zëvendës i Ulsi Manjës”, u shpreh gazetari Muhamed Veliu.

Top Channel